9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Frika dhe urrejtja në Kremlinin e Putinit

Më të lexuarat

Për shumë njerëz në Perëndim, politikat ruse janë shndërruar në sinonim me presidentin përplot fshehtësi të shtetit Vladimir Putin, i cili njihet për “zhdukjet” disajavëshe prej publikut pa asnjë arsyetim të vetëm. Mirëpo Putini nuk vepron i vetëm.

Sikurse shumica e liderëve botërorë, ai e ka një rrjet të aleatëve të fuqishëm përreth vetes – aleatë këta që edhe e mbështesin, por edhe e mashtrojnë atë, tregon libri i ri i gazetarit rus dhe aktivistit opozitar Mikhail Zygar, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Ky gazetar ishte më herët kryeredaktor i rrjetit informativ “Dozhd” (Shiu), një prej kanaleve të vetme të pavarura që kanë mbetur në mediat ruse. Ai ka kaluar vite të tëra duke intervistuar me dhjetëra burime përbrenda Kremlinit dhe libri i tij “Të gjithë burrat e Kremlinit” portretizon një pamje bindëse të botës së brendshme të politikave ruse, një vend ky i rrethuar me konspiracione, ku “krimi më i madh është tradhtia”.

Përçarjet rreth operacionit ushtarak në Siri; ngjarjet në Ukrainë dhe gjendja në Baltik kanë bërë që tensionet ndërkombëtare ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit të arrijnë në pikën më të lartë të pasluftës, mirëpo në vend mbështetja për Putinin mbetet e fortë ndërsa ai vetë po bëhet gati të kandidojë përsëri për president në fillim të vitit 2018. Por si arriti deri këtu? Çfarë e shtyn përpara?..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit