10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Francë, që nga viti 1950 në kisha janë abuzuar seksualisht 216.000 fëmijë

Më të lexuarat

Raportohet se 216.000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit seksual në kishat e Francës që nga viti 1950, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Abuzimin Seksual në Kisha (CIASE), Jean-Marc Sauve, njoftoi raportin e komisionit pas gati 2,5 vitesh punë.

Duke deklaruar se viktimat e abuzimit seksual janë në qendër të këtij raporti, Sauve theksoi se që nga viti 1950, 216.000 fëmijë janë identifikuar si viktima të abuzimit seksual nëpër kisha.

Sauve theksoi se 60 për qind e viktimave deklaruan se ky incident ndikoi seriozisht në jetën e tyre private.

Duke theksuar se Kisha Katolike nuk mori masat paraprake të nevojshme kundër abuzimit seksual, Sauve i kërkoi këtij institucioni të marrë përgjegjësinë.

Sauve deklaroi se numri i priftërinjve që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët në kisha që nga viti 1950 është midis 2.900 dhe 3.200.

Ai reagoi ndaj indiferencës ndaj fëmijëve që ishin viktima në kisha deri në vitet 2000, duke theksuar se disa zyrtarë në kisha heshtën dhe nuk reaguan ndaj incidenteve të abuzimit seksual.

Sauve tha se 5,5 milionë njerëz në shoqërinë franceze iu nënshtruan dhunës seksuale në fëmijëri.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit