Fondacioni për të Drejtat e Njeriut “Hind Rajab” ndjek penalisht 1000 ushtarë izraelitë!

Më të lexuarat

Hind Rajab ndjek penalisht 1000 ushtarë izraelitë!

Peruja ka kaluar zyrtarisht për ndjekje penale çështjen e krimeve të gjenocidit të ngritur nga Fondacioni për të Drejtat e Njeriut “Hind Rajab”, kundër një ushtari izraelit që ka marrë pjesë në shkatërrimin e lagjeve civile dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës. Çështja është dërguar tek Prokurori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut, duke e bërë kështu Perunë shtetin e parë që pranon natyrën e krimeve të kryera dhe kërkon ndjekje penale për autorët.

Padia përmban dëshmi të dokumentuara me zë, figurë dhe burime të inteligjencës, që akuzojnë një ushtar të forcave të inxhinierisë luftarake të ushtrisë izraelite për pjesëmarrje direkte në shkatërrimin e lagjeve civile në Gaza gjatë ofensivës ushtarake të viteve 2023–2024.

Sipas raportimeve mediatike, Fondacioni “Hind Rajab” thotë se ka paraqitur kërkesa për arrestimin e 1000 ushtarëve izraelitë me shtetësi të dyfishtë në 8 shtete të ndryshme, pa zbuluar emrat e tyre për të mos i vënë në dijeni dhe për të siguruar befasinë e arrestimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit