12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Flet profesoresha Mimoza: Ish bashkëshorti im ishte i lidhur me pushtetin VMRO-BDI, harxhonte para për “rusinka e ukrainka”

Më të lexuarat

Profesoresha maqedonase Mimoza Ristova në bllogun e saj ka publikuar një tekst ku e përshkruan përvojën që ka pasur me prokuroren Fatime Fetai, para se ajo të bëhet anëtare e ekipit të PSP-së. Profesoresha Ristova thotë se me Fetain është njohur para 3-4 viteve, në një proces gjyqësor me ish bashkëshortin e saj që ka refuzuar të paguaj alimentacion për fëmijët, transmeton Gazeta Lajm.

“E njoha Fatimen kur ende ishte prokurore në Prokurorinë Themelore Publike, respektivisht para se të bëhet celebrity-PSP”, shkruan Ristova.
Mirëpo edhe më interesante është pjesa ku ajo përshkruan shkakun për takimin me Fetain, respektivisht ku përshkruan bashkëshortin e saj të lidhur me “pushtetin e korruptuar VMRO-BDI”.
“Sapo isha kthyer nga qëndrimi njëvjeçar në Amerikë, ku qëndrova si viziting-profesor në Berkli, menjëherë i shkrova prokurores e cila e kishte marrë rastin tim, për ta njoftuar për kthimin. Nga PSP pata kërkuar që penalisht të përndiqet babai i fëmijëve të mi për shkak të mospagesës së alimentacionit. Mirëpo, lënda deri në shkuarjen time me fëmijët në SHBA ende nuk ishte ndarë, prandaj e pata autorizuar një mikeshën time-avokate që do të më përfaqësojë gjatë mungesës. Avokatja Kocareva kishte për detyrë ta njoftojë prokurorin kompetent për mungesën time. Dhe ashtu, pas kthimit tre muaj nuk mora ftesë të dëshmoj për sjelljen kriminele të babait të fëmijëve të mi, i cili përndryshe është “i mbushur si anije” (frazë maqedone që përdoret për të treguar se dikush ka shumë para), por fuqimisht kishte vendosur të mos paguaj alimentacionin për fëmijët dhe paratë intensivisht t’i harxhojë vetëm për ruse dhe ukrainase të reja, trajtime për rinim, pajisje me pije të ndryshme për jetëgjatësi, operacione për mbjelljen e flokëve… Njeriu në vend se për ushqim dhe arsimim të fëmijëve ishte lëshuar në vetë-qerasje me “fontana të rinisë së përjetshme”. Për shkak të mizeries sime financiare përballë çmendurisë së tij harxhuese, një ditë u inatosa deri në vdekje dhe shkruajta një letër deri te PSP, përmes së cilës, unë Mimoza Ristova, e akuzoj prokuroren Fetai se qëllimisht e zvarrit lëndën. E akuzova se nuk më thërret, vetëm se t’i bëjë shërbim babait, i cili përndryshe ka lidhje të forta me pushtetin e atëherëshëm të korruptuar, VMRO-DPMNE dhe BDI. I shkrova se për shkak të mungesës së financave dhe zvarritjes së saj të pakuptueshme veçmë kam nxjerrë në shpallje për shitje pianon dhe flautin e fëmijëve”, ka shkruar Ristova, duke përshkruar më tej njohjen e parë me Fatime Fetain, paragjykimet që kishte në fillim dhe mahnitjen prej saj në fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit