20 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Flet për herë të parë gruaja muslimane e akuzuar në rastin e Londrës, ja çfarë thotë ajo

Më të lexuarat

Një grua muslimane, fotoja e të cilës u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, pasi ajo ishte fotografuar në skenën e sulmit që ndodhi në Londër, ka folur për herë të parë.
Ajo ishte fotografuar duke ecur afër viktimës që ishte shtrirë në tokë dhe ishte akuzuar nga shumica si një veprim mospërfillës.
Megjithatë, Jamie Lorriman, i cili bëri fotografinë, tha se ajo dukej e shqetësuar pasi ishte dëshmitare e një skene të tmerrshme.
Jamie tha për The Mail Online, “Ajo duket qartë e trëmbur dhe në shok. Gruaja me siguri sapo kishte parë njerëz nën autobusë – ajo sapo kishte kaluar pjesën më të keqe. “

Gruaja e cila ka qenë subjekt i një grupi sulmesh në internet ka folur dhe ka dhënë një deklaratë për Tell Mama:
“Jam e shokuar dhe krejtësisht e trembur se si një foto e imja po shpërndahet në mediat sociale. Për ata individë të cilët e kanë interpretuar dhe komentuar mendimet e mia në atë moment të tmerrshëm dhe shqetësues, do të doja të ju thoja jo vetëm që unë kam qenë e shkatërruar duke dëshmuar një sulmi terrorist shokues dhe mpirës, por gjithashtu duhej të merresha me tronditjen e gjetjes së imazhit që kishte mbuluar mediat sociale nga ata që nuk mund të shihnin përtej veshjes sime, të cilët nxjerrin përfundime të bazuara në urrejtje dhe ksenofobinë. Mendimet e mia në atë moment ishin pikëllim, frikë dhe shqetësim.
Ajo që fotoja nuk tregon është se unë kisha biseduar me dëshmitarë të tjerë për të ditur se çfarë po ndodhte, për të parë nëse unë mund të bëja jepja ndonjë ndihmë, edhe pse kishte mjaft njerëz në vendngjarje duke u prirur viktimave.
Unë pastaj vendosa ta telefonoj familjen time për tu thënë se isha mirë dhe po kthehesha nga puna, duke asistuar një zonjë përgjatë rrugës duke e ndihmuar atë të shkonte në stacionin Waterloo.
Mendimet e mia shkojnë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre.
Dëshiroj të falenderoj Jamie Lorriman, njeriun që bëri fotografinë, I cili ka folur në media në mbrojtjen time “.
Një mësim që mund të mësojmë nga kjo është se një foto nuk mund të tregojë historinë e plotë dhe gjërat lehtë mund të nxirren jashtë kontekstit. Duhet ta verifikojmë informacionin nëpërmjet dëshmitarëve okularë të besueshëm.

Allahu thotë në Suren Al Huxhurat, Vargu 6:
O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit