9.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Djali dhuron kursimet në xhami, Komuniteti Musliman i përgjigjet me një surprizë

Më të lexuarat

Kur Jack Swanson, 7 vjeç, dëgjoi se Qendra Islame e Pflugerville në Teksas është sulmuar dhe dëmtuar, ai vendosi të dhurojë të gjitha kursimet e tij prej $ 20 dollarësh në xhami.
Sulmuesit kishin shqyer faqet e Kur’anit, e kishin mbuluar atë me fekale dhe e kishin lënë atë jashtë hyrjes së xhamisë.
Nëna e Jackit i tha ABC Neës se djali i saj kishte numëruar të gjitha qindarkat e tij të cilat ai I kishte kursyer dhe I ka këmbyer me një notë prej 20 $ për t’ia dhënë xhamisë.
Faisal Naeem, një anëtar i Xhamisë, tha për ABC Neës se xhemati i Xhamisë ishin të kënaqur nga bujaria e Jackit dhe se ai i kishte sjellë atij shpresë,
“20 dollarë të Jackit janë me vlerë sa njëzet milionë dollarë për ne sepse është mendimi që llogaritet … Kjo më jep shpresë … nuk është njëra përballë tjetrës. Fëmijët tanë do të rriten së bashku … Nëse ne kemi më shumë fëmijë dashamirës si Jacku në botë, kam shpresë për të ardhmen tonë.”
Por historia nuk përfundon këtu. Kur bashkësia lokale myslimane mësoi për bujarinë e Jackit, ata vendosën ta befasonin me një dhuratë.
Ata i dërguan atij një iPad Apple për të cilin ai kishte kursyer paratë me një mesazh në të:
“I dashur Jack,
Ju keni ruajtur 20 $ në derrkucin tuaj për një iPad Apple. Por pastaj një xhami lokale islamike u sulmua. Kështu që ju dhuruat $ 20 tuaj në këtë xhami të Teksasit. Për shkak të bujarisë dhe zemrës tënde të mahnitshme … Ju lutemi kënaquni me këtë iPad Apple me falënderimet tona të sinqerta 

Me dashuri
Komuniteti musliman amerikan 🙂 “/ kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit