22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Fjalimi i Arnold Schwarzenegger-it po bën bujë në internet te rezistuesit dhe te të dobëtit (Video)

Më të lexuarat

“Çfarëdo që të bëni në jetë duhet patjetër vetes t’ia gjeni qëllimin”, thekson legjendari Arnold Schwarzenegger në fjalimin motivues, të cilin gjatë e kanë shikuar më shumë se tetë milionë njerëz

Kur dëgjoni se për çfarë flet, do ta keni të qartë përse shumica konsiderojnë që ky është një ndër fjalimit më motivuese të bëra ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Do të ishte e tepërt të flitej për sukseset dhe heroizmat e 71-vjeçarit Arnold Schwarzenegger, i cili kohëve të fundit gjithë forcën e ka orientuar në motivimin e të rinjve në nxitje gjatë periudhës në të cilën të gjithë kemi kërkuar veten, dhe ajo kohë do të vijë ndonjëherë.

Në kanalin Youtube MulliganBrothers kohë më parë është shfaqur videoja në të cilën aktori gjerman 12 minuta flet për dozën e përditshme të motivimit dhe luftën me vetveten dhe shpjegon në cilën mënyrë është shpallur “Mister Universum”, titull i cili, siç thotë ai, i ka ofruar rastin që të bëhet yll dhe të bëhet i pasur.

Mirëpo, mu në të është lumturia e vërtetë…

Schwarzenegger ka rikujtuar kur një gazetar e kishte pyetur Muhamed Aliun sa ushtrime për muskuj barku mund t’i bënte, ai ishte përgjigjur: “Nuk numëroj derisa të fillojnë të dhembin”.

Atëherë e dini që jeni në rrugën e duhur. Veç tjerash, askush nuk e ka shpjeguar më mirë se Schwarzenegger.

Njerëzit në komentet e tyre të bëra nën video pajtohen në një gjë – njerëzit janë bërë tepër të butë.

Të gjithë xhirimin shikojeni në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=mNDA-o9yJNw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit