8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Facebook tërhiqet nga përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës

Më të lexuarat

Amazon dhe Microsoft gjithashtu kanë anuluar produktet e tyre me këtë teknologji.

Facebook lajmëroi ditën e Marte se nuk do të përdorë më softuerë të teknologjisë së njohjes së fytyrës për të identifikuar fytyrat e përdoruesve në foto dhe video.

Vitet e fundit shqetësimet rreth teknologjisë së njohjes së fytyrës janë shtuar duke ngritur dyshime mbi privatësinë, paragjykimet racore dhe saktësinë e saj.

Kompania është kritikuar shumë impaktin që teknologjia mund të ketë tek përdoruesit e saj. Deri më sot aplikacioni i medias sociale ka ofruar një funksionalitet që përdoruesit mund ta shfrytëzonin vullnetarisht dhe kishte të bënte me skanimin e fytyrës në foto apo njoftimin e përdoruesve në rast se dikush tjetër ka ngarkuar një foto të tyre në platformë.

Amazon dhe Microsoft gjithashtu kanë anuluar produktet e tyre me këtë teknologji. Rrjeti social po përballet gjithashtu nga presione të politikanëve dhe rregullatorëve në mbarë botën.

Pjesë e Facebook janë edhe WhatsApp e Instagram dy prej platformave më popullore të medias sociale. /PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit