13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ezani hesht edhe sot në Mesxhid-i Aksa

Më të lexuarat

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raporton se autoritetet izraelite edhe sot vazhduan bllokadën e kompleksit Al Aksa në Jerusalem, të cilën e vendosën dje pas një konflikti të përjetuar një ditë më parë.

“Forcat e Qeverisë izraelite as sot nuk lejojnë që besimtarët të hyjnë në Al Aksa dhe ndalojnë të thirret ezani”, tha për AA imami i Al Aksa-s, Sheikh Emrima Sabri.

Imam Sabri tha se vendimet e autoriteteve izraelite janë të papranueshme dhe të papara që nga viti 1967 kur Izraeli okupoi Jerusalemin dhe pjesë më të madhe të territorit palestinez.

Forcat izraelite të sigurisë dje vranë tre palestinezë në kompleksin e Al-Aksës të cilën e bllokuan, ndërsa në trazirat humbën jetën edhe dy policë izraelitë.

Për herë të parë pas vitit 1967 myslimanëve nuk u lejua të falin namazin e xhumasë në Al-Aksa. Sipas paralajmërimeve të Qeverisë izraelite, bllokada e Al Aksës do të zgjasë deri nesër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit