9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Expressi shpif për të, hoxha Enes i pret në gjykatë

Më të lexuarat

Ndër vite Gazeta Express shpif dhe linçon muslimanët, por kjo kalon në një heshtje. Imami Enes Goga ka vendosur që kësaj pune ti shkojë deri në fund, pasi gazetari Visar Duriqi vazhdon me shpifje.

Në faqen e tij zyrtare hoxha Enes Goga, njëherë kryeimam i Pejës dhe veteran i UÇK-së ka postuar këtë reagim:

“Reagim

Të nderuar miq dua të ju njoftoi se,

Visar Duriqi vazhdon që 4 vite të shpif e të dezinformon mbarë opinion,qoftë ndaj meje ,apo institucionit të cilit i takoi KBI dhe mbarë komunitetit musliman në vendin tonë.

Duriqi tashmë e dinë se disa padi janë ngritur ndaj tij ,ne kishim edhe seancen e parë në Korrik ,andaj edhe një herë dua të ja rikujtoi se fyerjeve ,linqimeve ,shpifjeve tua të bazuara në insinuata jam i bindur që drejtësia do të ju jap një ditë fund.

Takohemi në gjykatë …e ju mos u ndalni duke llomotitur ,ju sa herë po provoni të bëni zhurmë unë mbledh prova të reja ndaj jush,besoi fuqishëm në Drejtësinë inshaAllah.”

Shpresojë që drejtësia të merr masa sa më shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit