30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Evakuohen mijëra persona pas shpërthimit të vullkanit në Kongo

Më të lexuarat

Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi gjatë natës shpërtheu një vullkan në Republikën Demokratike të Kongos.

Vullkani në Malin Nyiragongo shpërtheu dhe banorët e qytetit Goma u evakuuan dhe autoritetet raportuan se llava që u lirua nga vullkani ka arritur shumë pranë qytetit, por më pas ka ndaluar rrjedhja e saj.

Ky qytet gjendet 10 kilometra nga vullkani dhe ka popullsi prej rreth dy milionë banorësh.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima dhe është e paqartë se sa shtëpi mund të jenë shkatërruar nga shpërthimi i vullkanit.

“Autoritetet lokale kanë monitoruar gjatë natës shpërthimin e vullkanit dhe rrjedhja e llavës ka humbur intensitetin”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kongos, Patrick Muyaya.

Për herë të fundit, ky vullkan kishte shpërthyer më 2002, duke vrarë 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë persona të tjerë. Vullkani Nyiragongo është një prej vullkaneve më aktive në botë dhe konsiderohet si një prej më të rrezikshmeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit