7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KFOR-i gjen sasi të madhe armatimi në Kamenicë

Më të lexuarat

Njësitë e KFOR-it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Kamenicës në Kosovë.
Zëdhënësi i KFOR-it, Den Harvi, i tha Radios Evropa e Lirë se aty janë gjetur arka armësh, raketa, granata dhe municion.
“Të gjitha janë shkatërruar nga ekspertët e KFOR-it”, ka thënë Harvi.

Ai nuk ka folur për detajet të tjera, por ka thënë se ky armatim mund të ketë mbetur nga lufta e fundit.
“KFOR-i ndërmerr veprime të tilla të paktën dy-tre herë në javë, por ky rast ishte i veçantë pasi që kishte një numër të madh armatimi të zbuluar”, ka thënë zëdhënësi Harvi./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit