11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdogan: Vështirësitë ekonomike pas COVID-19 përhapin më shumë ksenofobinë dhe islamofobinë

Më të lexuarat

Erdogani priti të shtunën Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID), Koksal Kus dhe delegacionin shoqërues në Zyrën e Presidencës në Pallatin “Dolmabahçe”, në Stamboll.

Gjatë fjalës së rastit, kreu i shtetit turk u ndal mbi pandeminë e koronavirusit të ri duke thënë se me procesin e normalizimin filluan të dalin në dritë edhe dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Ai tërhoqi vëmendjen se imazhet që vijnë nga pikat e karburantit dhe marketet në Britaninë e Madhe, janë vetëm një nga shembujt e prishjes së shkaktuar nga pandemia në zinxhirët e furnizimit.

“Me kalimin e kohës, ka shumë të ngjarë që probleme të ngjashme të shfaqen edhe në vende të tjera. Ksenofobia dhe islamofobia gjithashtu do të përhapen akoma më shumë me rritjen e vështirësive ekonomike në periudhën pas koronës”, shtoi presidenti turk.

Sipas tij, të dhënat mbi krimet e urrejtjes zbulojnë qartë dimensionet e rënda, në të cilat ka mbërritur armiqësia ndaj Islamit dhe turqve.

“Natyrisht që shteti ynë do të vazhdojë ta ndjekë me njësitë e tij përkatëse këtë çështje që kërcënon drejtpërdrejt paqen, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, theksoi ai.

Gjithashtu Presidenti Erdogan vuri në pah se racizmi kulturor është një problem universal që prek negativisht jo vetëm turqit, por edhe të gjithë të huajt e emigrantët në Evropë.

“Organizatat tona joqeveritare duhet të marrin iniciativën dhe të përqafojnë çështjen, pasi kjo do të forcojë gjithashtu bashkëpunimin tonë me komunitetet e tjera myslimane dhe emigrante. Në këtë aspekt, unë shoh përfitim të madh në intensifikimin e punës së Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve duke e trajtuar edhe më shumë këtë çështje”, tha Erdogani mes të tjerash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit