15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Erdogan: Me Egjiptin kemi mundësi serioze bashkëpunimi nga Mesdheu Lindor e deri në Libi

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës në Korporatën e Radio Televizionit të Turqisë (TRT).

“Ne kemi mundësi serioze bashkëpunimi me Egjiptin në një hapësirë të gjerë gjeografike nga Mesdheu Lindor e deri në Libi”, tha Presidenti Erdogan.

Lidhur me negociatat që kanë filluar të kryhen kohët e fundit me administratën e Kajros, Erdogan vuri në dukje se populli i Turqisë dhe Egjiptit kanë unitetin shpirtëror dhe të fatit që buron nga historia.

Marrëdhëniet tona ndërshtetërore po përparojnë në këtë bazë. Negociatat që kanë filluar po vazhdojnë dhe po zgjerohen”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Duke bërë të ditur se ekzistojnë mundësi serioze bashkëpunimi me Egjiptin në një hapësirë të gjerë gjeografike nga Mesdheu Lindor e deri në Libi”, Presidenti Erdogan, tha: “Ne kemi nevojë për të avancuar biznesin në fushën tregtare. Ne duhet të përparojmë marrëdhëniet tona mbi një bazë të favorshme fito-fito. Ne vazhdojmë këto përpjekje në të njëjtën mënyrë. /…/. Unë e njoh mirë popullin egjiptian. Edhe aspekti i lidhjeve tona kulturor është shumë, shumë i rëndësishëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit