15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Erdoan: Referendumi i sotëm nuk i ngjan asnjë referendumi tjetër

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan në oborrin e shkollës ku përdori votën u prit nga një numër i madh njerëzish të cilët duartrokitën dhe brohoritën kur e panë atë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan e dha votën e tij në Stamboll së bashku me bashkëshorten Emine Erdoan, Ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) dhe bashkëshorten e tij Esra Erdoan, djalin Bilal Erdoan dhe bashkëshorten e tij Rejhan Erdoan, nipin Ahmet Akif Allbajrak dhe mbesën Mahinur Allbajral.

Presidenti Erdoan në oborrin e shkollës ku përdori votën u prit nga një numër i madh njerëzish të cilët duartrokitën dhe brohoritën kur e panë atë.

Ai bëri të ditur se ky nuk është një votim referendumi i zakonshëm dhe shtoi: “Gjatë historisë së Republikës tonë është votuar për shumë sisteme parlamentare. Ne kemi bërë referendume edhe më parë por referendumi i sotëm ka të bëjë me një sistem të ri udhëheqjeje të Republikës së Turqisë, ka të bëjë me një ndryshim, me një preferencë për të ndryshuar. Unë besoj se me këtë ndryshim populli ynë do të marrë vendim për një shtytje të madhe për një zhvillim më të shpejtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit