Agjencia turke e lajmeve Anadolli (AA) raportoi se mbi 100 persona e kanë humbur jetën në sulmin ndaj autokolonës e cila evakuonte civilë dhe ushtarë nga katër rajone të Sirisë.
Agjencia turke e lajmeve Anadolli (AA) raportoi se mbi 100 persona e kanë humbur jetën në sulmin ndaj autokolonës e cila evakuonte civilë dhe ushtarë nga katër rajone të Sirisë.
Autokolona e cila nga rajoni Madaja dhe Zebadani, në perëndim të Damaskut, ka transportuar 2.350 civilë, ka arritur mbrëmë vonë në qarkun Ramuse në perëndim të Halepit.
Bëhet fjalë për autokolonën me rreth 60 autobusë, të cilët në pikën e kontrollit ka pritur një orë pas mesnate.
Në të njëjtën kohë nga rajoni Fua dhe Kefreja të cilat janë nën kontrollin e forcave të regjimit në Idlib, në mëngjes kanë arritur pesë mijë civilë nga pjesët perëndimore të Halepit, më saktë në qarkun Rashidin.
Qyteti Madaja është nën rrethimin e forcave të Esadit nga korriku i vitit 2015 ndërsa dhjetëra njerëz sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” në këtë qytet nën rrethim kanë vdekur nga uria.
Madaja dhe Zebadani ndodhen në jugperëndim të Sirisë.
Deri tani sulmi nuk është sipërmarrë nga askush.
