20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Ekzekutimi mafioz i Ivanoviçit, në makinën e autorit…

Më të lexuarat

Detaje të tjera zbulohen rreth vrasjes së bujshme të politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua para pak ditësh, teksa hynte në zyrën e tij.

Vrasja mafioze nuk është zbardhur ende, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë. Sipas burimeve të gazetës Kurir, ekzekutuesi i Ivanoviçit nuk ka vepruar i vetëm, ai ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, i cili e priste në makinë.

Mësohet se regjistrimet e rreth 20 kamerave në pjesën veriore të Mitrovicës janë në Prishtinë, në duar të prokurorëve të cështjes.

Po ashtu, sipas burimeve të Kurir, ka mundësi që asnjë nga kamerat nuk ka filmuar në pjesën jugore të Mitrovicës, apo nga bashkia në pjesën jugore, e cila kontrollohet nga shqiptarët, teksa asnjë foto nga kamerat e sigurisë në këtë zonë nuk i është dorëzuar Prokurorisë.

Ajo që u përcaktua nga inspektimi i rreth 20 kamerave të marra në pjesën veriore të Mitrovicës, është që autorët, shkruan Kurir, kanë qëlluar nga pjesa jugore./TT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit