Analisti ushtarak Colin Clarke, drejtor kërkimesh në Soufan Group, tha se përfitimet taktike të ushtrisë izraelite në Gaza “po fshihen nga ajo që po shohim çdo ditë”.
“Mbetet të pyesim cili është strategjia e Izraelit,” u shpreh ai për Al Jazeera nga Pittsburgh, SHBA.
Clarke theksoi se “thelbi i një kundër-rebelimi efektiv është të fitosh zemrat dhe mendjet e popullatës”.
“Shohim çdo ditë se kjo nuk po ndodh dhe nuk është aspak ajo që Izraeli po përpiqet të bëjë,” shtoi ai.
Sipas tij, situata “katastrofike” në Gaza është “kundërproduktive” dhe po shkakton pasoja të gjera.
“Këto pamje do të mbeten me ne dhe po kanë një efekt radikalizues në mbarë botën, përfshirë edhe Perëndimin,” paralajmëroi Clarke. /mesazhi
