16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ekspertët mendime të ndryshme për shitjen e PTK-së

Më të lexuarat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se PTK duhet të privatizohet, pa marrë parasysh ofertën e cila mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme. Megjithëse sipas tij, për vendin do të ishte më mirë sikur ofertues të ishte ndonjë kompani me renome botërore. Por eksperti Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar shumën prej 277 milionë eurove për PTK-në, falje tipike.

Kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu thotë se oferta për PTK-në duhet të pranohet për disa arsye. “Mbi të gjitha duhet të kuptohet se është momenti kur duhet të privatizohet PTK dhe atë qoftë për shkak të vjetërsisë së investimeve në këtë kompani dhe e dyta është fakt se sektori i telefonisë mobile është duke pësuar një devalvim, për shkak të teknologjive tjera inovative siç është Skype”, tha Gërxhaliu.

Ai tha se e janë të kotë ata të cilët derdhin lot krokodili për të stopuar privatizimin. Ata nuk e bëjnë se e duan Postën apo Kosovën, por e bëjnë për shkak të mbrojtjes së interesave të tyre. Sepse thuajse pjesa dërmuese aty janë të lidhur me forma të ndryshme familjare. Ka njerëz të cilët kanë nga 18-20 të punësuar dhe me siguri se ata do të jenë humbësit më të mëdhenj në privatizim, edhe pse për tri vite të ardhshme të gjithë punëtorët do të jenë të garantuar.

Kreu i Odës njëherit potencoi se në PTK ka grupacione shumë të rrezikshme, nga vet fakti që bordi menaxhues dhe sindikata e PTK-së kanë një raport shumë mirë të koordinimit të aktiviteteve për arsye se njëri tjetrit ia dinë të metat dhe të bëmat.

Për sa i përket shtyrjes së vazhdueshme të afateve, Gërxhaliu tha se kjo ka ndikuar negativisht, sepse kanë munguar ofertat nga kompanitë serioze.

Ai thotë se do të ishte më mirë sikur PTK të blihej nga ndonjë kompani me renome, edhe me çmim më të ultë. “Unë kisha me qenë personi më i lumtur sikur edhe të kishim një çmim më të ulët, por të kishim një kompani me renome, sikur Vodafone, Deutche Telekom, Telenor, sepse vet prania e këtyre brendeve kishte me qenë një sinjal i përmirësimit të imazhit të Kosovës, kishte me garantu se në Kosovë ka siguri, stabilitet, ka vizion dhe mundësi”, theksoi Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku e ka kundërshtuar privatizimin e PTK-së. Pas bërjes publike të ofertave, ku kompania gjermane, AXOS ofroi çmimin më të lartë, 277 milionë euro për 75 për qind të aksioneve. Ai ka shkruar në Facebook se “vlera prej 277 milionë eurove për PTK-në është falje tipike edhe më e rëndë se ajo e Distribucionit”.

Më pas, Abdixhiku ka rikujtuar fitimet e PTK-së në pesë vitet e fundit. Më 2008 fitim prej 80 milionëve, 2009 fitim prej 50 milionë euro, 2010 fitim prej 43 milionë euro, 2011 fitim prej 51 milionë euro dhe më 2012 fitim ishte prej 56 milionë euro.

“Pra në këto 5 vite, me gjithë këtë hallakam në të, me gjithë këtë korrupsion, nepotizëm, politizim e me gjithë ato aferat e desinvestimeve, projekteve që ndihmojnë konkurrencën e ku me ditë çka tjetër ka ndodhë aty, PTK prapë ka realizuar fitim prej afër 280 milionë eurove. Kjo i bie se privatizuesi i ri tu mos bo asgjë ma shumë se çka kanë bo keqpërdoruesit e PTK-së mundet me nxjerrë investimin për vetëm 5 vjet (as me drogë e prostitucion nuk ka kthim ma të lartë të invesitmit). Me shtëngu pak edhe për dy-tri vjet e nxjerrë investimin, çfarë falje!”, ka shkruar Abdixhiku. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit