7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Egjipti nënshkruan marrëveshje për blerjen e 30 avionëve Rafale nga Franca

Më të lexuarat

Egjipti ka nënshkruar marrëveshje për të blerë 30 avionë luftarakë Rafale nga Franca, bëri të ditur zëdhënësi i forcave të armatosura të vendit, Tamer al-Refai, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tamer al-Refai në Twitter tha se një marrëveshje u nënshkrua midis Forcave të Armatosura Egjiptiane dhe kompanisë Dassault Aviation SA të Francës.

Ai theksoi se marrëveshja u bë përmes një huazimi financiar që do të shlyhet për të paktën dhjetë vjet.

Megjithatë, zëdhënësi nuk përmendi vlerën e marrëveshjes.

Al-Refai po ashtu kujtoi se një marrëveshje e ngjashme për blerjen e 24 avionëve luftarakë Rafale ishte bërë midis Kajros dhe Parisit në vitin 2015.

Më herët, ueb-faqja hulumtuese Disclose tha se marrëveshja është me vlerë 3,75 miliardë euro.

Ajo zbuloi se shitja e madhe e armëve nga Franca në Egjipt u nënshkrua “fshehurazi” më 26 prill me kërkesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Përveç marrëveshjes së avionëve luftarakë, marrëveshja e dakorduar midis dy shteteve gjithashtu ka të bëjë me dy kontrata të tjera me konsorciumin e prodhimit të raketave me bazë në Francë MBDA dhe firmën e avionikës Safran Electronics & Defense, me një vlerë të përgjithshme prej 200 milionë eurosh.

Si rezultat, vlera përgjithshme e marrëveshjes së muajit të kaluar arrin vlerën 3.95 miliardë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit