10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Egjipt: Regjimi puçist miratoj kushtetutën e re

Më të lexuarat

Zyrtarë zgjedhorë, servil të regjimit puçist në Egjipt thonë se rezultatet e hershme nga votimet dyditëshe për Kushtetutën e Re, tregojnë se më se 90% e atyre që kanë dalur në referendum, e kanë mbështetur këtë dokument të ri.

Mediat shtetërore kanë raportuar sot se ende po vazhdon numërimi i fletëvotimeve, por është e qartë se referendumi e ka mbështetur kushtetutën, për të cilën ushtria në Egjipt thotë se do ta ripërtijë “demokracinë”.

Ministria e brendshme tha se dalja në referendum ishte 55%.

Por, Vëllarëzia Myslimane e ka bojkotuar referendumin.

Pas përmbysjes së Morsit nga ushtria, ka pasur protesta të masovike kunder regjimit puçist.

Këto protesta kanë vazhduar edhe gjatë votimeve dje dhe pardje, ndërsa raportohet se nëntë vetë janë vrarë dhe më se 450 janë arrestuar për protesta dhe “pengim” të votimit në referendum./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit