6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Egjipt: Grusht shteti nuk ndalet, mbyllë gazetën e Vëllazërisë

Më të lexuarat

Autoritetet egjiptiane të grusht shtetit kanë mbyllur selinë e gazetës ditore të Partisë për Liri dhe Drejtësi, e cila vjen nga radhët e Vëllazërisë Myslimane.

Kjo është lëvizja më e fundit që synon shkatërrimin e lëvizjes më të madhe islame.
Ky veprim vie në vazhdën e vendimit të së hënës nga një gjykatë egjiptiane, e cila dha urdhër të pezullojë të aktivitetet e Vëllazërisë Myslimane dhe çdo shoqate apo subjekti që lidhet me të.
Ndërkohë mbylljen e këtij mediumi jetik për Lëvizjen e kanë kritikuar gazetarët e saj, por edhe kritikët e tjerë të grusht shtetit.
“Ne gazetarët e gazetës së Lirisë dhe Drejtësisë dënojmë forcat e sigurisë për mbylljen e selisë së gazetës,” thuhet ne një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Facebook.
Policia sulmuan ndërtesën gjatë natës dhe kanë larguar të gjithë infrastrukturën teknologjike që gazeta kishte në posedim.
Më shumë se 50 gazetarë punonin fshehurazi në të përditshmen e Lirisë dhe Drejtësisë, nga frika e arrestimit. Gazeta e Lirisë dhe Drejtësisë, e quajtur sipas krahut politik të Vëllazërisë, lajmet e saj i kishte përqendruar në përpjekjet e grusht shtetit për të kthyer sistemin e regjimit të Mubarakut, regjim i cili kishte ndjekur brutalisht Vëllazërinë. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit