29.6 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Pakistan – Arrin në 208 numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm

Më të lexuarat

Tërmeti i fuqishëm, që goditi dje një rajon në Pakistan shkaktoi të paktën 208 të vdekur dhe qindra të plagosur, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Tërmeti me magnitudë 7,7 ballë, që u regjistrua dje, në qytetin Awaran, në provincën e Baluçistanit, në jugperëndim të vendit, shkatërroi banesa të shumta dhe tronditi Indinë dhe në Iranin fqinj.

“Të paktën 208 persona mbetën të vdekur dhe 382 të tjerë u plagosën”, deklaroi Azad Gilani, një zyrtar i lartë vendas.

Një bilanc i mëparshëm njoftonte për të paktën 33 të vdekur.

Tërmeti tronditi qytetet e mëdha në jug të Pakistanit, ashtu si metropolin ekonomik të Karaçit.

Në prill, një tërmet i fuqishëm në lindje të Iranit shkaktoi 41 të vdekur duke përfshirë 40 në një qytet në provincën e Baluçistanit. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit