14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

EDUKIMI I FËMIJËVE – Porosi aq e duhur nga hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Edukimi i mirë i fëmijëve, ndikon drejtpërdrejt në formimin e shëndoshë të shoqërisë.
Një njeri i mirë edukuar, është më rezistent ndaj gjynaheve dhe i lufton pa hezitim veset e këqija.
Një nga dobitë e edukatës së mirë tek fëmijët është se fëmija mësohet të ndërhyjë dhe korrigjojë të metat që sheh në shoqërinë ku jeton.

Një dobi tjetër shoqërore e edukatës së shëndoshë është se fëmija mëson të bashkëpunojë me të tjerët.

Një edukatë e shëndoshë, e ndihmon dhe e mëson fëmijën, që të respektojë të drejtat e të tjerëve.
Në aspektit ekonomik, një edukim i shëndoshë, ofron breza dhe të rinj produktivë. Vetë Muhamedi alejhis selam i kërkonte mbrojtje Zotit të Madhëruar nga dembelizmi dhe plogështia.
Të gjithë këto vlera dhe virtyte, fëmija i mëson dhe përfiton në shtëpi dhe familje.

Sot shumë prindër e shohin edukimin e fëmijëve vetëm në aspektin material, si sigurimi i veshjes së duhur, ushqimit dhe banimit…
Gjatë pesë viteve të para të jetës, fëmija mëson mbi 80 % të gjërave më të rëndësishme. Në vitet e mëvonshme, ai plotëson 20 %-shin tjetër.

Edukimi i shëndoshë i shërben fëmijës edhe në aspektin e besimit. Edukimi i mëson fëmijës ekzistencën e Zotit, emrat dhe cilësitë e Tij, si të ndërtojë lidhje dhe ura komunikimi me Zotin, si të falet, si ta lusë Zotin…
E mëson kush është Pejgamberi si duhet dashtë dhe si duhet pasuar shëmbëlltyra e tij…
Nëpërmjet edukimit, fëmija mëson namazin, agjërimin, zekatin, haxhin, përmendjen e Zotit etj…
Prandaj, mos neglizhoni edukimin e fëmijëve tuaj, se me edukimin e tyre, përfitojnë së pari vetë fëmijët tonë, ne si prindër dhe shoqëria në përgjithësi.

O Zoti ynë, na i eduko fëmijët me atë që je i kënaqur Ti!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit