Editorial: Gaza dhe ringjallja e një kauze të harruar

Më të lexuarat

Nga Gideon Levy

Gaza, me gjithë plagët, gjakun dhe varfërinë, po del nga kjo luftë ende në këmbë. Ajo dhe Hamasi, ndonëse të rraskapitur e të rrënuar, nuk janë shuar. Gaza është shndërruar në një Hiroshimë moderne — por ndryshe nga Hiroshimat e historisë, shpirti i saj është ende gjallë.

Kauza palestineze, që dikur dukej se kishte humbur përfundimisht në harresën e agjendës ndërkombëtare, është rikthyer në qendër të botës. Po të ishte nënshkruar një marrëveshje tjetër paqeje me Arabinë Saudite, palestinezët do të ishin sot “indianët e kuq” të Lindjes së Mesme një popull i zhdukur nga kujtesa historike e rajonit. Por kjo luftë, përmes tragjedisë dhe gjakut, e ka kthyer vëmendjen e botës tek ata që u përpoq të harrohej.

Sot, bota i sheh, i dëgjon dhe, në mënyrën e vet, i do. Ndjen keqardhje për ta. Nuk ka ngushëllim për banorët e Gazës, që kanë paguar një çmim të paimagjinueshëm. Ndoshta nesër bota do t’i harrojë sërish. Por sot edhe nëse vetëm për një çast  ata janë në qendër të vëmendjes botërore.

Në një botë që mat gjithçka me pushtet e fitore, Gaza ka fituar me atë që askush nuk mund ta blejë: qëndresën morale dhe mbijetesën shpirtërore. Dhe kjo është një fitore që asnjë ushtri nuk mund ta marrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit