12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Edhe shkencërisht: Yevgeny Prigozhin ka vdekur!

Më të lexuarat

Përfundoi analiza e ADN-së e 10 pasagjerëve nga avioni i rrëzuar

Komiteti Hetimor Rus njoftoi se rezultatet e testeve gjenetike kanë konfirmuar identitetin e 10 personave që humbën jetën në rrëzimin e një avioni të mërkurën, më 23 gusht.

Sipas njoftimit, mes viktimave ishte edhe themeluesi i grupit mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.

“Në kuadër të hetimeve për rrëzimin e avionit në rajonin e Tverit, janë përfunduar testet molekularo-gjenetike. Në bazë të rezultateve të tyre është përcaktuar identiteti i të dhjetë viktimave, ku ato korrespondojnë me listën e shënuar në fletën e fluturimit.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën, një avion privat Embraer Legacy, i cili po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua në rajonin e Tverit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit