Një e dhënë mbi molepsjen e gjeniut të shkencës me librin e Zotit
Studiuesit besojnë se Ajnshtajni, duke qenë hebre, e kishte studiuar me kujdes Kur’anin dhe i kishte nxjerrë teoritë e tij shkencore nga kozmologjia kuranore. Kjo është dhe arsyeja pse ai e lavdëroi aq shumë Kur’anin, shkruan kështu faqja Islampress.ch, duke cituar madje një pohim të pretenduar nga vetë fizikanti i famshëm, njëherësh nobelist në fizikë.
“Kurani nuk është një libër algjebre apo gjeometrie, por një përmbledhje rregullash që i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, rrugën që as filozofët më të mëdhenj nuk janë në gjendje ta refuzojnë.”
Më tej shkruhet se “në ditët e fundit të jetës së tij ai ishte jashtëzakonisht i zhytur në urtësinë kuranore dhe saktësitë shkencore, saqë njerëzit menduan se ai e kishte përqafuar Islamin. Ai njihet gjithashtu si një ‘konvertues i panjoftuar’ në Islam. Nuk ka asnjë fije dyshimi se ai ishte një hebre i përkushtuar, por mendësia e tij letrare dhe filozofike e pranoi të vërtetën e Kur’anit si një libër të shpallur ku ai meditonte mbi vargjet e Kur’anit”.
Në fakt, Ajnshtajni nuk është i vetmi gjeni i joshur nga libri i shenjtë i Zotit, me te cilin zbriti Islami si model jete me referencë hyjnore. /tesheshi.com/
