14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

E fshehta që na mëson agjërimi – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Agjërimi është prishje e rehatisë së trupit për të rehatuar shpirtin; besimtari prish rehatinë e trupit përmes privimit të tij gjatë ditës nga ushqimi dhe epshi, dhe privimit të tij gjatë natës nga gjumi.

Edhe pse njerëzit natyrshëm rendin pas rehatisë në këtë jetë, besimtarët mes tyre e dinë shumë mirë se shpirti nuk lartësohet dhe as nuk rehatohet përmes rehatisë së trupit. Dhe kjo nuk vlen vetëm për shpirtin, por për çdo synim dhe ambicie që njeriu ka në jetë.

Agjërimi dhe ngjarjet që kanë ndodhur gjatë tij ndër shekuj, na tregojnë se ndryshimet dhe përmbysjet e mëdha ndodhin vetëm përmes sakrificës, përballjes dhe kalimit nëpër vështirësi dhe sfida të shumta.

Askush nuk është bërë i ditur, i pasur dhe i fortë, pa braktisur më parë rehatinë dhe komoditetin, madje shpesh duke rrezikuar pasurinë dhe jetën. Ndaj dhe është më se e vërtetë se rehatia nuk nxjerrë njerëz që përballen me krizat, janë krizat, sfidat dhe betejat ato që nxjerrin në pah burrërinë e vërtetë që sjell ndryshimin.

Agjërimi na tregon pikërisht këtë, se në këtë botë përmes rehatisë dhe komoditetit, qoftë kjo edhe hallall, nuk lartësohet shpirti, e aq më tepër kjo përmes konformizmit, heshtjes apo kompromisit me të keqen dhe të padrejtën.
Jeta është një luftë me beteja të shumta, të cilave vetëm vdekja u jep fund.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit