15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Duke shpresuar për një të nesërme më të mirë

Më të lexuarat

Nga: Amal Stepli

Duke shpresuar për një të nesërme më të mirë

Një nga gjërat që më ka dhënë paqen më të madhe në Islam, është njohja se e kaluara është thjesht e tillë, e kaluar, ajo qëndron e tillë edhe në sytë e Zotit, ndërsa e ardhmja është një ditë tjetër.
Ne mund ta bëjmë çdo ditë një ditë të re me anë të duasë (lutjes), me anë të Teubes (pendimit) si dhe duke parë e punuar pozitivisht drejt së ardhmes.  Ky kombinim mbresëlënës na siguron se  gjithmonë mund të shpresojmë për një të nesërme më të mirë, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Pra, pak rëndësi ka se sa vështirësi na paraqet jeta, sa sfida hedh shejtani në rrugën tonë  dhe sa sprova na dërgon Zoti për të na marrë me vete, ne kemi të gjitha mjetet që na duhen  për të skicuar pikën e duhur, mjafton që ne të hapim sytë tanë dhe të shohim për to në vendet e duhura.
Rikthimi i sfidave
Kam qenë tmerrësisht i pikëlluar kohët e fundit teksa kam parë disa motra të konvertuara në Islam, mesa duket plot shpresë për udhën e duhur që kanë gjetur për vetet e tyre, një shteg që do të mund t’i sjellë atyre një të ardhme më të mirë si në këtë botë ashtu edhe në atë të përtejshmen,  teksa ato tërhiqen nga kjo rrugë duke u kthyer mbrapsht në jetën dhe mënyrat e vjetra të tyre.
Është e vështirë për të ditur se çfarë i bëri ato që të largohen nga Islami dhe udha që ato zgjodhën, sepse përpos përpjekjeve për të mbërritur tek to, ato kanë zgjedhur humbjen e kontakteve me ne. Jam i sigurt se gjithsecila prej tyre ka historinë e vet dhe arsyet e veta personale. Thjesht mbaj mend shpresën në sytë e tyre teksa ato mbërritën tek ne për të cituar Shehadetin të shoqëruar me lotët e besimit që derdhnin kur e thoshin atë, dhe ndihem i mërzitur që ato tashmë kanë zgjedhur një udhë tjetër. Unë thjesht lutem për ta, ashtu si për një shokun tim i cili bëri të njëjtën gjë shumë vite më parë, pasi një ditë ato do të kthehen sërish në Islam.
Një ndër gjërat që shkakton jehonë brenda mendjes sime është kujtimi i fjalëve të njërës prej motrave përpara se ajo të mbyllte kontaktet; ajo mendonte se duke thënë Shehadetin, jeta e saj do të bëhej më e lehtë dhe se vështirësitë me të cilat ajo po përballej do të zvogëloheshin. Dhe ndoshta edhe të tjerët kanë të njëjtat mendime.
Shumë prej nesh ndjejnë se pasi ne bëhemi myslimanë sprovat bëhen edhe më të vështira.  Ndoshta ishte shejtani ai që u përpoq për të na kthyer pas, dhe ndoshta ishte sprova e Zotit ndaj nesh për të na dhënë mundësinë të forcojmë besimin tonë dhe të na bëjë të kuptojmë se ne kemi nevojë për t’u kthyer tek Ai, apo se ndoshta ne duhet të mësonim një rrugë të re për të reaguar ndaj sfidave të jetës, duke gjetur mënyrën se si të përgjigjemi atyre në një mënyrë që do ta kënaqte Zotin, më shumë sesa dëshirat tona vetjake.
Pra, çfarë mjetesh mund të përdorim ne për të zhvilluar shpresën në të ardhmen?
Zhvillimi i lidhjeve me Zotin
Mjeti kryesor është që të zhvillosh një marrëdhënie më të ngushtë me Zotin, të mësosh më shumë rreth Tij, të zhvillosh dhe forcosh lidhjet me Të si dhe të kthehesh tek Ai për mbështetje dhe udhëzim. Kjo mund të bëhet me anë të leximit të Kuranit si dhe leximit të librave cilësorë rreth Akides (Besimit). Gjithashtu mund të bëhet me anë të dëgjimit të ligjëratave, marrjes pjesë në lutjet e xhumasë si dhe të qenit në kontakt me njerëz që na rikujtojnë Zotin dhe që na ndihmojnë ne të afrohemi me Atë.
Por mënyra kryesore për t’u ndjerë më pranë Zotit është zhvillimi i një marrëdhënieje personale me Të me anë të duasë si dhe ndjekjes së udhëzimit të Tij.
Profeti Muhamed (s.a.) ka thënë: “Çdo mysliman që bën një lutje e cila nuk përmban asgjë që është mëkat, apo që përfshin prishje të lidhjeve fisnore, do ti jepen atij nga Allahu tre gjëra: Ai do t’i japë atij përgjigje të shpejtë, ose do t’ia ruaj për në botën tjetër përgjigjen, ose do ta largojë nga ai një fatkeqësi.” (At-Tirmidhi)
Sa e mahnitshme që është kjo! Pra e gjitha që ne duhet të bëjmë është që të kërkojmë, dhe Zoti do ta garantojë atë për në kohën që Ai e sheh të përshtatshme. Gjithçka që ne duhet të bëjmë është që të hapim zemrat tona për mundësinë e asaj që mund të jetë, për atë që ne mund të kemi në jetët tona (apo të të tjerëve),  kërkoji Zotit me dua për diçka dhe më pas bëj përpjekjet më të mira në drejtim të marrjes së saj.
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet”. Nexhm: 39-40
Është e thjeshtë apo jo? Për sa kohë që ne vendosim përpjekjen dhe besimin tonë në Zot, Ai do të na garantojë ne me rezultatet më të mira. Ne thjesht kemi nevojë për t’u kthyer tek Ai. Kjo nuk do të thotë që Zoti do të na sigurojë ne pikërisht me atë që ne kërkojmë, kur ne mendojmë se e duam atë, por Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona në mënyrën më të mirë për ne:
“Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është i dëmshëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini”. Bekare: 216
Kështu që ne dimë çfarëdolloj rezultati të përpjekjeve tona – nëse ato nuk ishin të sinqerta për hatër të Allahut – ajo do të jetë çka ishte menduar që të jetë dhe ajo do të na shërbejë ne mirë për të ardhmen nëse ne nxjerrim mësime prej saj.
Duke kërkuar falje të sinqertë
Për të kthyerit që kanë hasur në sprova të vështira, përpiquni që të mbaheni tek besimi juaj si dhe të jeni të durueshëm për një kohë të gjatë. Zoti premton se Ai do të na sprovojë ne, Ai gjithashtu thotë se e bën këtë pasi ai dëshiron që ne të kthehemi tek Ai sikundër thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Bekare: 155-156
Në fakt sprovat që Zoti dërgon ndaj nesh janë bekime dhe mënyra e Tij për heqjen e mëkateve të shkuara. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Asnjë fatkeqësi nuk e godet një mysliman por vetëm për shkak se Allahu fal disa prej mëkateve të tij, edhe sikur ajo të ishte shpim nga një gjemb.” (Buhariu)
Kjo nuk është gjithmonë e lehtë kur ju jeni kaloni nëpër sfida për të qenë i aftë të shohësh pamjen e madhe.
Pra, në vend të ankimit për sprovat, ne duhet t’i mirëpresim ato, pasi ato nuk janë asgjë përveçse një mundësi e dhënë për të mësuar prej tyre dhe për t’u bërë më të mirë, si dhe ato janë një arsye tjetër për tu kthyer tek Zoti, pasi ato gjithashtu, po fshijnë disa nga mëkatet që ne kemi kryer!
Zoti e di sesa mund të mbajmë ne dhe Ai premton pa pushim në Kuran se Ai nuk na ngarkon ne më shumë nga sa mund të mbajmë. Pra, ne duhet të marrim zemër me këtë duke ditur se mund ta marrim me anë të një sprove që na është dërguar, përsa kohë që kthehemi te Zoti dhe mbajmë besimin tonë.
“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka”. Bekare: 286
Por në qoftë se ne bëjmë shkarje dhe bëjmë një gabim, kjo nuk është fundi i botës, sërish e gjitha që ne duhet të bëjmë është që të kthehemi te Zoti sinqerisht dhe të kërkojmë falje prej Tij: Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. Zumer: 53
Islami na jep mjetet për t’ia dalë përmes vështirësive dhe vuajtjeve. Ai na premton se Zoti është i mëshirshëm dhe dëshiron më të mirën për ne. Gjithçka që ne duhet të bëjmë është që të besojmë në këtë dhe se mund t’ia dalim ndaj çdo gjëje. Kjo do të na japë shpresë se nesërmja do të jetë një ditë më e mirë
Dhe në qoftë se sfidat  duken se do të vazhdojnë ende, ndoshta ne duhet të kthehemi më shumë tek Zoti, ndoshta ne duhet të kemi pak më shumë besim në faktin se Ai do t’i përgjigjet lutjeve tona kur është koha e duhur dhe se Ai di më së miri, se kur është koha më e mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë që kur ju kaloni sfida të jeni në gjendje të shihni figurën e madhe. Vetëm kij besim se i vetmi që mund ta shoh atë e di se çfarë po ndodh dhe se Ai kërkon atë çka është më e mira për ty.
Kur ti kalon në anën tjetër, do të jesh gjithashtu në gjendje të shohësh atë pasi dhe e di se e mira do të vijë në dashtë Zoti në këtë botë ose në tjetrën. Thjesht mbaje me vete besimin dhe shpërblimet do të vijnë tek ti.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit