19.7 C
Pristina
E premte, 23 Korrik, 2021

Duke përuruar rrugën, ministri përfundon nën ekskavator

Më të lexuarat

Qëllon shpesh që pas përfundimit apo nisjes së ndërtimit të një vepre publike, politikanët të lëshohen me “gërshërët” në duar, apo simbolikisht hedhin një lopatë domethënëse për nisjen e punimeve të saj, për të prerë shiritin e përfundimit apo të nisjes së punës.

Këto përurime janë në trendin e politikanëve modernë, që të vendosur përballë akuzave për premtime të pambajtura, zgjedhin “veprat” për të vërtetuar të kundërtën. Por nisma të tilla mund të rezultojnë edhe tragjike, si rasti i Ministrit të Brendshëm të Shtetit Federal të Bavarisë në Gjermani.
Joachim Herrmann vendosi të përurojë nisjen e punimeve për ndërtimin e një superstrade në Kempten të Gjermanisë. E për këtë, zyrtari i lartë lokal kishte zgjedhur të “pilotonte” një ekskavator gjigant. Por diçka nuk shkoi ashtu siç duhej dhe mjeti i rëndë prej 40 tonësh u kthye përmbys, transmeton TCH.
Nga incidenti, Ministri Herrman u lëndua në këmbë, dorë dhe disa gërvishtje të lehta në trup, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Truprojet dhe shoqëruesit e tij nxituan ta nxirrnin nga kabina e ekskavatorit për ta dërguar në spitalin më të afërt ku mori ndihmën e parë mjekësore. BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit