10 C
Pristina
Friday, March 1, 2024

Drejtori për Diasporë i BIK-ut qëndroi për vizitë në diasporë

Më të lexuarat

Më 29 janar 2023, drejtori për Diasporë i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “Mesxhidi-Nur” në Fraunfeld të Zvicrës, ku u prit nga imami i emëruar kohën e fundit, Fesal ef. Fetahu, kryetari i Qendrës, Ilam Mustafi dhe xhematë të shumtë. Drejtori Simnica, mbajti një ligjëratë pas namazit të drekës, nga ku uroi dhe përgëzoi kryesinë, imamin dhe xhematin e kësaj xhamie për aktivitetet në këtë objekt të bukur. “Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të strukturave drejtuese të saj, në emrin e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe në emrin tim, t’ju përshëndes dhe falënderoj për bashkëpunimin, ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që po bëni për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.” Ai gjithashtu i njohu aktivitetet dhe të arriturat e BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion etj.

Po atë ditë, për namaz të akshamit u vizitua xhamia “Höri”, në Cyrih, ku u prit nga imami Bilall Tahiri, kryetari i xhamisë, Burim Shaqiri dhe disa anëtarë të xhamisë, të cilët kishin kontribuar për xhaminë (objektin) e ri të tyre, të marrë me qira dhe që tashmë veçse kishin kaluar në të. Imami Tahiri e njohu drejtorin Simnica me peripecitë dhe angazhimin për mirëvajtjen e aktiviteteve të xhamisë, duke thënë se tani për tani xhamia nuk ka shumë anëtarë të rregull, por fal Zotit dhe kontributit të këtij xhemati, arritëm të marrim këtë objekt dhe shpresojmë se do arrijmë që të kompletojmë ashtu si i ka hije dhe do të ofrojmë kushte dhe infrastrukturë të mjaftueshme për xhematin tonë të dy gjinive.

Më pas drejtori Simnica zhvilloi një bisedë të afërt me xhematin, të cilët i njohu me rrjedhat dhe aktivitetet e BIK-ut, por edhe me rrjedhat e përgjithshme në Kosovë.

Më 30 janar 2023, drejtori Sinica vizitoi për namaz të drekës xhaminë e Regensdorfit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit