14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Më të lexuarat

Prishtinë, 14 maj 2024

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim kryetarin e Qendrës Kulturore Myslimane Shqiptare “Haxhi Zeka” në Namur – Belgjikë, z. Musa Mulajn.Drejtori Siminca falënderoi z. Mulajn dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai falënderoi në veçanti z. Mulajn për kontributin e tij, në lidhje me përgatitjen për fillimin e ndërtimit të qendrës (xhamisë) së re në Namur, si dhe shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.Ndërkaq, z. Mulaj, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit