8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dorëhiqet kreu i inteligjencës amerikane

Më të lexuarat

Shtypi amerikan bën të ditur se ka dhënë dorëheqjen drejtori i shërbimit të inteligjencës së SHBA-ve, James Clapper.

Bëhet fjalë pë rastin e parë të një zyrtari të lartë të administratës së Obamës, i cili jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës.

Analistët e interpretojnë lëvizjen e 75-vjeçarit Clapper si një sinjal të dërguar prej tij në adresë të stafit të Trump që të përshpejtojnë me tranzicionin e pushtetit dhe të kenë gati emrat për postet kryesore.

“Dorëzova dorëheqjen time në Kongres mbrëmjen e shkuar dhe më erdhi mirë që e bëra. Do të jem edhe 64 ditë në këtë detyrë”, deklaroi ai, duke nënkuptuar se do të ushtrojë funksionet e veta deri në largimin e Presidentit Obama.

Shefi i NSA-së ka kompetenca të zgjeruara, madje me autoritetet të drejtpërdrejtë në 17 agjenci të ndryshme inteligjence, përfshirë këtu CIA-n, DEA-n dhe FBI-në.

Atij i raportojnë periodikisht më shumë se 107 mijë të punësuar dhe zotëron një buxhet vjetor mbi 52 miliardë dollarë.

Clapper ndodhet në këtë detyrë prej gjashtë vitesh. Periudha më e vështirë e tij në këtë post ishte shpërthimi i skandalit “Snowden”. Ai u thërrit në Senat dhe pyetjes nëse NSA “përgjonte apo grumbullonte të dhëna nga miliona amerikanë”, iu përgjigj me diplomaci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit