10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Donald Trump: Musolini? Tingëllon bukur

Më të lexuarat

“Më mirë të jetosh një ditë si luan, sesa njëqind ditë si dele”. Ka qenë kjo frazë e Musolinit që Donald Trump, kandidati republikan kontrovers në garën presidenciale në SHBA, ka ritwituar nga llogaria «ilduce2016» në twiter e cila paraqet një Musolini me flokët bjond të Trump.
Miliarderi rrezikon kështu të përfundojë rishtas në syrin e ciklonit mediatik, vetëm disa ditë pasi ritwitoi mesazhe të suprematistëve të bardhë dhe marrë mbështetjen e Ku Klux Klanit.
Më pëlqejnë citatet e bukura….kjo e Musolinit më pëlqente si tingëllonte – tha në një intervistë për Msnbc e cila e pyeti nëse e dinte që ajo çfarë po citonte, kishte lidhje me liderin e fashizmit. E dija që ishte e Musolinit, po çfarë rëndësie ka? – vazhdoi Trump.
Miliarderi ka refuzuar të distancohet nga Ku Klux Klan. CCN e cila i kërkoi që të distancohej haptas nga organizata raciste dhe refuzonte votën e tyre, ai ju shmang duke u përgjigjur: “Nuk e njoh David Duke….dhe nuk dua te flas për njerëz që nuk i njoh”./dritare.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit