15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Zimmermann: Surroi ishte kundër pavarësisë së Kosovës (Dokument)

Më të lexuarat

Në kohën e okupimit të viteve të 90-ta, publicisti Veton Surroi, pavarësinë e Kosovës nuk e kishte as në mendje. Ai më shumë ishte angazhuar për rikthimin e një autonomie brenda Jugosllavisë. 

Qëndrimin e Surroit kundër pavarësisë së Kosovës, e kishte dokumentuar edhe ambasadori i fundit i Amerikës në Jugosllavi, Warren Zimmermann, në librin e tij “Origjina e një katastrofe”, transmeton Republika.info.
Më 25 shkurt 1990, zëvendëssekretari Eagleburger kishte shkuar për një vizitë dyditore në Jugosllavi. Ambasadori amerikan kujton se në takimin me Eagleburger-in, grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar.
 
Sipas tij, Ibrahim Rugova, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, për të dalë nga kontrolli i Serbisë favorizonte dialogun me qeverinë federale.
Në librin e tij, ambasadori amerikan kujton edhe fjalët e Surroit në këtë takim. “Veton Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte perfekt, tha që populli i Kosovës nuk pranon regjimin e Serbisë, por po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi”, kujton Zimmermann në librin e tij, transmeton Republika.info.
Por, diskursi i Surroit ndryshojë në mënyre fondamentale. Pas luftës, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën asnjëherë nuk kishte besuar – në procesin e pavarësimit të Kosovës.
Si anëtar i Grupit të Unitetit, bashkë me pjesëtarët tjerë Surroi u bë armiku më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr në atë kohë nga Albin Kurti. Por, edhe ky qëndrim i tij ndryshojë shumë shpejt. Sot Surroi llogaritet që ka një influencë shumë të madhe në radikalizmin e opozitës, sidomos të Vetëvendosjes.
Nga autonomia brenda Jugosllavisë, Surroi tash ka rritur dozën e kërkesave. Bashkë me Kurtin ai tash po e kërkon bashkimin kombëtar. /Republika.info/ 

   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit