Daçiq bisedë telefonike me Nishanin

0
40

Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Në një kumtesë për opinion, Daçiq thuhet se si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.
“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit” ka thënë Daçiq në kumtesë.
Daçiq njihet me presidentin Nishan qysh nga koha kur ai ka qenë ministër i Policisë së Shqipërisë.
Hollësi tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike. Daçiq më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës./Indeksonline/kohaislame