5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dacic: Shqiptarët dhe serbët janë alergjikë në dy “A”!?

Më të lexuarat

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë se Beogradi do të bëjë gjithçka për të arritur kompromis me Prishtinën, “kur është fjala për fatin e serbëve në Kosovë”. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Prishtinën, kjo do të thotë se nuk kishte mirëkuptim nga pala tjetër”, ka thënë Dacic.

Sipas tij, dialogu ka të bëjë me problemin shumëshekullor që duhet të zgjidhet gradualisht, duke kërkuar kompromis mes dy pozicioneve që janë aktualisht të kundërta.

“Këto janë qëndrimi i Serbisë që kapërcimi i institucioneve paralele në veri të Kosovës është i mundur përmes formimit të asociacionit të komunave serbe, për çka është pajtuar edhe pala e Prishtinës, ndërsa mospajtimi është për atë se çka do të ishte ky asociacion. Nuk është fjala se kush do të ketë kontroll, por se a do të jetë kjo një qeveri rajonale apo vetëqeverisje serbe, si do të zgjidheshin përfaqësuesit dhe cilat do të ishin përgjegjësitë e saj, si dhe lidhjet me Prishtinën dhe Beogradin. Qëndrimi i Prishtinës është që kjo duhet të ketë vetëm një funksion koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Dacic për Vesti.

Sipas Dacicit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, po thotë se “jemi afër marrëveshjes”.

“Unë pajtohem me një vlerësim të tillë, por vetëm sepse jemi të pajtimit se asociacioni serb është zgjidhja e duhur. Megjithatë, jemi ende shumë larg arritjes së një marrëveshjeje. Prandaj, unë nuk e di nëse takimi i 4 marsit do të jetë Dita D, pasi në ditët dhe muajt e ardhshëm do të ketë data edhe më me rëndësi, pasi Ashton në mes të prillit do të jap raportin e saj në Këshillin Evropian, ndërsa ideja është që deri atëherë ne duhet të kemi një lloj marrëveshjeje dhe plan për implementimin e gjërave për të cilat jemi pajtuar”.

Dacici megjithatë pranon se Serbia nuk do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, pa marrëveshje me Prishtinën.

“Ky është një problem. Fakti është se në dekadën e fundit, si rregull, presioni është bërë kryesisht në palën serbe. Çështja është se a është kjo pasojë e trashëgimisë historike apo e përvojës negative të zyrtarëve evropianë me negociatorët e mëparshëm serbë të cilët nënshkruan një gjë e bënin diçka tjetër… Kjo logjikë nuk mundet të sjellë sukses. Për çdo kompromis duhen dy palë, prandaj duhet që i njëjti presion që duron Serbia të ushtrohet ndaj Prishtinës”.

Dacici thotë se bisedimet nuk do të bëhen për “statusin” e Kosovës.

“Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse arrihet marrëveshja, ato zgjidhje do t’i zbatojmë me ligjin kushtetues sipas të cilit disa autorizime barten në Kuvendin e Kosovës, e me këtë edhe te asociacioni i komunave serbe”.

Në pyetjen se a do të ngjajë ky asociacion në Republika Srpskan në BeH, kryeministri serb thotë se gjatë takimeve me zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, njëri i tha se amerikanët janë të vetëdijshëm se shqiptarët dhe serbët janë alergjikë në dy A.

“Tek serbët alergjia është te Ahtisari, e autonomia te shqiptarët. Megjithatë, nuk mendoj se është me rëndësi se si do të quhet asociacioni, por se si do të funksionojë. Gjithashtu, është e rëndësishme që ne të tregojmë se jemi të gatshëm për të transformuar institucionet e serbëve në Kosovë, por që transformimi të jetë në përputhje me Rezolutën 1244. Kjo nuk mund të bëhet derisa nuk arrijmë një marrëveshje se në çka do të transformohen ato institucione. Të gjitha koncesionet për të cilat jemi të gatshëm, nuk do të jenë të vlefshme në qoftë se nuk arrihet marrëveshja në tërësi”.

Dacici thotë se gjykatat në veri do të futen në sistem e Kosovës, por se do autoritetin do ta ushtrojnë nga rendi kushtetues serb.

“Dhe, në këtë mënyrë nuk pranojmë se Kosova është një shtet i pavarur”, thotë ai. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit