10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sherrin na e la UNMIK-u

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka deklaruar për Telegrafin se strukturat paralele në veri do të shuhen pas përfundimit të bisedimeve në mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic.

Kastrati tha se fajtori kryesor që ka toleruar funksionin e strukturave paralele në veri është UNMIK-u, “që këtë problem e ka përcjellë edhe te EULEX-i”.

“EULEX-i dhe KFOR-i nuk kanë vepruar me intensitetin e duhur për shuarjen e këtyre strukturave, edhe pse kanë pasur informacion të mjaftueshëm për vendndodhjen e tyre”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shuarja e strukturave paralele parashihet edhe me Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës./telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit