6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Thaçi “bllokon” helikopterët

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e mbajtur peng themelimin e Njësitit të Helikopterëve, i cili është paraparë që të veprojë nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë së Kosovës.

Ka me muaj të tërë që shefi i qeverisë kosovare nuk po e nënshkruan dokumentin me të cilin mundësohet formësimi i këtij njësiti, përkatësisht Rregulloren për Njësitin e Helikopterëve të Policisë së Kosovës, pavarësisht se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, përfshirë edhe infrastrukturën teknike.

Në tetor të vitit 2011, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është themeluar Grupi Punues i cili është përbërë kryesisht prej pilotëve kosovarë dhe ekspertëve të aviomekanikës (motorëve të helikopterëve).

Ky Grup Punues, që është kryesuar nga piloti i parë kosovar, Ali Aliu, ka hartuar rregulloren për themelimin, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në njësitin e helikopterëve.

Zëvendësministri i Brendshëm, Ismet Ibishi, thotë se është punuar intensivisht që të themelohet njësiti në fjalë, janë hartuar shumë rregullore, ngase siç thotë ai, nevojiten shumë të tilla, por në fund “vizën” këtij njësiti duhet t’ia japë kryeministri i vendit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit