6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Cila gjë është më e rëndësishme të kihet parasysh për sukses: Vrojtimi i njerëzve të suksesshëm në fushën ku punoj, apo konkurrentët e zakonshëm?

Më të lexuarat

Të dyja së bashku, dhe asnjëra prej tyre nuk është më e rëndësishme se tjetra.

Që të jesh si i suksesshmi, duhet ta njohësh strategjinë e tij, të dish se si e bën ai atë çfarë bën! Duhet të dish se çfarë të bësh, që të arrish të bësh edhe ti si ai! Duhet të kuptosh se pse e bën ai atë gjë që bën! Kështu ti njihesh me strategjinë e tij. Pastaj, duhet të kuptosh strategjinë e brendshme të tij, të njohësh bindjen e tij, sjelljen e tij shprehëse, dhe pasi ta mësosh atë strategji, ta marrësh dhe të trajnohesh sipas saj! Nëse ti nuk zotëron ndonjë mjeshtëri, duhet të mësosh, të lexosh e të përpiqesh të mësosh mjeshtërie e nevojshme, që të ndihmojnë të arrish ku dëshiron! Kështu ti do të kuptosh mirë se si veprojnë njerëzit e suksesshëm… Por, nëse mjaftohesh me kaq, dhe nuk e di se çfarë bëjnë konkurrentët e tjerë, ata do të të përpijnë, prandaj të dyja anët janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm kaq, por duhet edhe të udhëtosh jashtë shtetit, dhe të shikosh se çfarë bëjnë atje në fushën tënde, e të përfitosh prej tyre, dhe kështu ti do të bëhesh njeri mendimtar, krijues, i zhvilluar dhe i suksesshëm.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit