14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Çavusoglu: Nuk marrim mësime nga Franca, “Këta evropianët e kanë një hipokrizi të tillë”.

Më të lexuarat

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ankara, Çavushollu tha se as Franca, e as ndonjë vend tjetër nuk mund ti japë mësime Turqisë në lidhje me operacionin që zhvillohet në Afrin.

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka kritikuar reagimin që ka ardhur nga Franca për operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) e kanë filluar në zonën Afrin të Sirisë për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it.
Si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ankara, Çavushollu tha se as Franca, e as ndonjë vend tjetër nuk mund ti japë mësime Turqisë në lidhje me operacionin që zhvillohet në Afrin.
“Këta evropianët e kanë një hipokrizi të tillë.
Kur jeni ballë për ballë me ta ju thonë ‘keni të drejtë’, kurse nga prapa bëjnë deklarata.
Ne nuk jemi Franca që të pushtojmë Algjerinë.
E ndejmë veten të fyer, edhe na e përmendin një gjë të tillë.
Ky (operacioni) nuk është një pushtim.
Ne mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Sirisë.
Operacioni zhvillohet për të pastruar territorin e Sirisë nga terroristët”, u tha shefi i diplomacisë turke gazetarëve.
“Ne përdorim të drejtën tonë legjitime për vetëmbrojtje dhe operacioni është në përputhje me vendimet e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, nënvizoi Çavushollu.
Ministri i Jashtëm kritikoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron për deklaratat që kishte bërë në kundërshtim me faktet historike në lidhje me të ashtuquajturat pretendime armene për ngjarjet e vitit 1915, duke sjellë në memorien e opinionin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Francës, që çështja nuk është politike, por juridike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit