B’Tselem: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza – kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare urgjente

Më të lexuarat

Organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem akuzoi sot shtetin e Izraelit për kryerjen e një gjenocidi sistematik kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se këto krime po zgjerohen përtej kufijve të rajonit.

Në deklaratën e saj zyrtare, B’Tselem theksoi se:
• Gjenocidi në Gaza përfshin vrasje masive, zhvendosje të detyruar dhe përpjekje për spastrim etnik.
• Kushtet e jetesës janë kthyer në katastrofike, ndërsa burgjet izraelite janë shndërruar në kampe torture për mijëra palestinezë të ndaluar pa gjyq.
• Evropa dhe SHBA nuk kanë vepruar për të ndalur krimet, por përkundrazi, kanë kontribuar në përhapjen e tyre.
• Izraeli po dëmton qëllimisht strukturat e UNRWA-s dhe po shkatërron kampet e refugjatëve, në një përpjekje për të zhdukur identitetin palestinez.

Organizata ka dokumentuar qindra raste të dhunës ekstreme dhe të paprecedentë ndaj palestinezëve në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, të gjitha pa asnjë llogaridhënie ndërkombëtare.

Sipas B’Tselem, regjimi i aparteidit që ka ndjekur Izraeli për dekada i ka hapur rrugë gjenocidit që pasoi sulmin e 7 tetorit, duke sjellë përpara botës një realitet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit