Oficeri i dalë në pension nga forcat speciale amerikane, Anthony Aguilar, foli për disa prej krimeve që ka parë gjatë masakrave të ndihmave amerikane, ndër to edhe historia e djalit në foto, “Amirit”.
Anthony tregon:
“Amiri, 5 vjeç, kishte ardhur duke ecur 12 kilometra për të marrë ‘ndihma’. Ai iu afrua dhe mori një thes, pa pasur asgjë ku ta vendoste. Pastaj zgjati dorën e tij dhe mendova se donte më shumë ndihma. Ia zgjata dorën time dhe ai e puthi, duke më thënë: ‘faleminderit’.
E pashë këtë djalë të vogël, zbathur, i uritur, rrobat që i vareshin nga trupi i dobësuar, dhe i thashë: ‘Ka njerëz që kujdesen për ju…’
Isha ulur në gjunjë, kur Amiri u afrua, më kapi kokën me duart e tij të dobëta e të pluhurosura dhe më tha në anglisht: ‘thank you’, pastaj iku duke mbajtur pak ushqim që i dhashë.
Pas pak çastesh, ushtria izraelite hapi zjarr ndaj turmës së uritur që kishte ardhur për të marrë ushqim, dhe njerëzit ranë para syve të mi një nga një. Ndër ata që u goditën me plumba dhe mbetën të vdekur ishte edhe ky fëmijë, Amiri.”
Anthony dha dorëheqje nga shërbimi i tij për shkak të asaj që pa, por shokët e tij nuk dhanë dorëheqje, dhe masakra të tilla ndodhin çdo ditë. Ndoshta Amirin e priste një motër edhe më e vogël duke vdekur nga uria, ose një baba apo një nënë e paralizuar nga plagët e masakrës.
Pastaj do të të vijë bota “e qytetëruar” të të flasë për “të drejtat e fëmijëve” dhe “fuqizimin e gruas”, të organizojë aktivitete për “barazinë gjinore”, dhe të “shpëtojë” botën islame nga “ideologjia islamike ekstreme”.
Pasha Zotin, çdo pjesëmarrës ose mbështetës në këto krime do të ketë një llogari të rëndë, sa do të dëshironte të ishte bërë pluhur ose të ishte rrafshuar me tokën.
O Zot, mos na merr shpirtin duke na shkruar prej pjesëmarrësve apo prej atyre që i braktisën të pafajshmit. Na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.
Dr Ijad Kunejbi, Allahu e ruajtë!
