14.6 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Bota islame dënon mbylljen e xhamisë Al-Aksa nga Izraeli

Më të lexuarat

Bota islame ka denoncuar veprimin e fundit të Izraelit për mbylljen e xhamisë al-Aqsa, pas disa të shtënave vdekjeprurëse në kompleksin e xhamisë së shenjtë në Qytetin e Vjetër të okupuar të Jeruzalemit.

Të shtënat e të shtunës u zhvilluan jashtë Haram al-Sharif-it (Mali i Tempullit) dhe lanë tre palestinezë dhe dy policë izraelitë të vdekur.

Pas incidentit, policia izraelite mbylli kompleksin e Xhamisë së Al-Aqsa, arrestoi muftiun kryesor të Jerusalemit Sheik Muhamed Husein, dhe anuloi faljen e namazit të xhumasë në këtë vend.

“Ne këmbëngulim për hapjen e xhamisë al-Aksa dhe kryerjen e namazeve atje. Okupimi që po na pengon të falemi shënon një sulm ndaj të drejtës sonë për adhurim në këtë xhami të pastër islame”, tha Sheikh Muhammed.

Masat e ndërmarra nga regjimi i Tel Avivit morën dënime nga bota islame.

Lidhja Arabe dhe Jordania kërkojnë rihapjen e al-Aqsa-s.

Liga Arabe paralajmëroi kundër pasojave të mbylljes “së rrezikshme” të Xhamisë Al-Aqsa nga ana e Izraelit dhe ndalimin e faljes së namazit të xhumasë.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, organizata 22-anëtarëshe pan-arabe tha se kjo masë do të ndikonte negativisht në procesin e ashtuquajtur të paqes në rajon dhe do të nxisë konflikte, terrorizmin dhe ekstremizmin.

Më tej, i bëhet thirrje Izraelit që të rihapë menjëherë al-Aksa-n dhe të shmangë çdo përpjekje për të ndryshuar statusin historik të xhamisë, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mbrojë vendet e shenjta islame dhe të krishtera.

Përveç kësaj, Jordania, e cila shërben si kujdestare e kompleksit të Xhamisë së Al-Aqsa, kërkoi rihapjen e vendit dhe e këshilloi Izraelin që të “mos të marrë asnjë hap që synon ndryshimin” e status quos të Jerusalemit ose kompleksit të xhamisë.

“Jordani hedh poshtë çdo sulm ndaj të drejtave të muslimanëve”, tha zëdhënësi i qeverisë jordaneze Mohammad Momani në një deklaratë të bërë nga agjensia zyrtare e lajmeve Petra të premten.

Në një zhvillim të ngjashëm, Ministria e Jashtme e Katarit kritikoi mbylljen izraelite të xhamisë së al-Aqsa, parandalimin e lutjeve atje dhe deklarimin e zonës si “zonë e mbyllur ushtarake”, si një shkelje e rëndë e shenjtërisë së vendeve islame dhe një provokim për miliona muslimanë përreth botes.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme turke shprehu keqardhjen për incidentin e së premtes, duke thënë: “Është një detyrim humanitar dhe ligjor për të respektuar shenjtërinë dhe statusin historik të vendeve fetare në Jerusalemin Lindor të okupuar izraelit, sidomos Haram al- Sharif”.

“Haram al-Sharif duhet të hapet për adhuruesit nëpërmjet heqjes së menjëhershme të ndalimit të hyrjes, të imponuar nga Izraeli dhe qetësia duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Tokat e pushtuara kanë përjetuar tensione që kur forcat izraelite vendosën kufizime për hyrjen e adhuruesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë së Al-Aqsa dy vjet më parë.

Regjimi i Tel Avivit po përpiqet të ndryshojë përbërjen demografike të Jerusalemit al-Quds duke ndërtuar vendbanime, duke shkatërruar vendet historike dhe duke dëbuar popullsinë palestineze lokale.

Më shumë se 300 palestinezë kanë humbur jetën e tyre nga forcat izraelite që nga tetori i vitit 2015, kur tensionet janë intensifikuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit