7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Aktivitete në Tiranë e Prishtinë mbi 15 korrikun turk, ish-ushtari i UÇK-së: ja ç’mendova atë natë

Më të lexuarat

Në  Tiranë e Prishtinë u përkujtua 1-vjetori i grushtit të shtetit në Turqi, me aktivitete organizuar nga ambasadat përkatëse në dy vende. Fadil Pushkolli, veteran i luftës së UÇK-së, i cili e ka  përjetuar atë natë, tha se i ishte kujtuar menjëherë luftën e Çanakkalasë

 “Ata nuk kanë mundur ta kuptojnë se në Turqi qytetarët mund të mblidhen për një minutë, atë që nuk mund ta bëjë ushtria më e madhe në botë”, tha Pushkolli duke shprehur konsideratat e tij mbi heroizmin e asaj nate nga njerëzit e thjeshtë .

Ndërsa në Tiranë, në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongresve, ambasadori Hydajet Bayraktar, edhe njëherë u bëri thirrje autoriteteve shqiptare, që të kenë kujdes nga elementët gylenistë.

“Pasuesit e FETO-s në Shqipëri në institucionet arsimore që i përkasin organizatës ose që administrohen nga organizata, duke u shpëlarë trurin fëmijëve që i zgjedhin ose i venë në shënjestër, përpiqen t’i shndërrojnë ata në robotë në varësi të tyre. Familjet duhet t’i mbajnë larg fëmijët nga këto shkolla. Nuk duhet t’i hedhin në zjarr. Pastrimi i parave, shpifjet, falsifikimet në dokumentet zyrtare, evazioni fiskal, fshehtësia, mbajtja mbyllur e gjithçkaje, sajimi i provave të rreme, organizimi në celula dhe shpëlarja e trurit janë veçoritë tipike të kësaj organizate të rrezikshme”, theksoi Bayraktar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit