10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bomba ruse ndaj anijes ushtarake, britanikët e mohojnë: Askush nuk qëlloi ndaj nesh. Çfarë ndodhi pranë Krimesë

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka mohuar që rusët të kenë qëlluar në formë paralajmërimi ndaj destrojerit të tyre në detin e Zi. Përmes një reagimi në Twitter, britanikët theksojnë se nuk ka as bomba të lëshuara në itinerarin e anijes nga ndonjë avion dhe as të shtëna  në drejtim të destrojerit “HMS Defender” nga anijet ruse, raporton abcnews.al.

“HMS Defender ishte duke lundruar në ujërat e Ukrainës dhe nuk ka patur të shtëna paralajmëruese apo hedhje bombash ndaj saj. Ne besojmë së flota ruse ka qenë duke kryer manovra ushtarake në atë zonë, gjë për të cilën edhe mund të jenë hedhur bombat”, bën me dije ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Federatës së Rusisë njoftoi se një avion SU-24 kishtë lëshuar katër bomba në formë paralajmërimi pranë anijes britanike, ndërsa një tjetër anije ruse kishtë qëlluar ndaj saj.

Gjithçka ndodhi rreth 12 kilometra larg brigjeve të Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia disa vite më parë.

Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.Pozicioni i “HMS Defender” kur u qellua nga ruset.

“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në Detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin. Putini ka dërguar dhjetra anije ushtarake në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje, ndërkohë që ka kërcënuar Perëndimin që të mos mbështesë Ukrainën kundër tyre. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit