7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Bir i detit

Më të lexuarat

Nga: Abdul Kerim Bekal

Bir i detit

Kurrë nuk më kishte vajtur ndërmend se një ditë do e krahasoj Islamin me peshkun dhe lirinë me detin. Ky përngjasim me lindi teksa një ditë isha ulur dhe meditoja rreth imponimit, dhunës dhe detyrimit, të cilat shkaktojnë deformime në perceptim dhe shpërfytyrojnë domethënien e thellë të jetës.
Peshku është një krijesë e cila nuk kërkon nga të tjetër veçse ta lënë të qetë dhe të lirë në atë mjedis të pafund ku e solli Krijuesi. Peshku, ka aftësi që ta fitojë vetë ushqimin e përditshëm, të vetëmbrohet dhe të riprodhohet. Sfidat dhe presioni që ushtron uji në thellësi, e bëjnë më të fortë për të vijuar ciklin e gjatë të jetës. Sakaq, kur e vendosim në një akuarium të vogël, ne e privojmë nga liria, ia bëjmë jetën tepër të varfër, edhe pse ia kemi zbukuruar mjedisin përreth.
I tillë është edhe Islami. Mjedisi i tij i natyrshëm ka qenë dhe mbetet liria. Në nivel logjik, islami është i aftë dhe i gatshëm për debat rreth vlerave, parimeve dhe dispozitave të veta. Në nivel shpirtëror, ai gëzon aftësi vetjake të cilat e ndihmojnë të ndjekë linjën e tij të përhapjes në çdo cep të tokës. Ai nuk kërkon veçse t’ju mundësohet njerëzve të prezantohen me të që të influencojë pozitivisht jetën e tyre, madje që ta transformojë linjën e tyre të jetës dhe ti japë asaj kuptim.
Lufta ndaj islamit, kur bëhet në nivel debati kulturor dhe garantohet dinjiteti i palëve në debat, nuk shihet aspak si e dëmshme. Madje, do të thosha që kjo i stimulon vatrat e energjisë dhe madhështisë së tij. Ajo e ndihmon që të ripërtërihet dhe të ndryshojë mekanizmat sipas kohës dhe vendit.
Nga ana tjetër, në aktivitetin e tij, Islami mbështetet në aftësitë e tij karizmatike dhe se imponimi i njerëzve për të përqafuar normat islame, thjesht ia prish imazhin që ka, i largon njerëzit dhe i detyron të përdorin hipokrizinë. Sipas shumë dijetarëve mysliman, hipokrizia u shfaq në Medinë pas betejës së Bedrit. Pra, pasi myslimanët fituan ndaj mekasve, ku rrjedhimisht u prezantuan si triumfues dhe se tashmë kishin në dorë si shkopin ashtu dhe karotën.
Ajo që të bën përshtypje se ajeti ku ndalohet imponimi i fesë dhe ideologjisë me dhunë, vjen menjëherë pas ajetit Kursi, i cili përmban shumë cilësi të fuqisë hyjnore, madhështisë, cilësive të pavdekshmërisë etj… pra cilësi të predominimit hyjnor mbi krijesat. Madhështia e Librit që Zoti u ka ofruar njerëzve, nuk do të thotë që ata të detyrohen ta ndjekin dhe ti përmbahen. Sprova më e madhe për njerëzit, është kur i lë të lirë të ushtrojnë liritë e tyre.

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit