6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

BioNTech fillon provat e fazës së dytë të vaksinës kundër kancerit të zorrës të trashë

Më të lexuarat

Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA

Kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, e cila punonte në trajtimin e kancerit para pandemisë COVID-19, njoftoi se ka filluar provat e fazës 2 të vaksinës eksperimentale të kancerit të zorrës së trashë (BNT122), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA.

Në deklaratë, ku thuhet se rreth 200 pacientë nga SHBA-ja, Gjermania, Spanja dhe Belgjika morën pjesë në studim, gjithashtu thuhet se qëllimi i studimit është të shqyrtojë efektivitetin e BNT122 kur rishfaqen tumoret pas operacionit dhe kimioterapisë.

Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se është e lartë nevoja për trajtime të reja për kancerin e zorrës së trashë, i cili njihet si kanceri i dytë më vdekjeprurës në mbarë botën.

Nga ana tjetër, BioNTech vazhdon studimet klinike të vaksinës BNT122 për përdorimin e saj në llojet e tjera të kancerit, veçanërisht për kancerin e lëkurës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit