14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Biden për përdorimin e raketave hipersonike: Putini është ‘vënë me shpatulla pas murit’

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA) Joe Biden tha se Rusia po përdor raketa hipersonike në Ukrainë, sepse është ‘vënë me shpatulla pas murit’.

Kreu i administratës amerikane e tha këtë në një takim që pati me 238 drejtues të lartë (CEO) të sipërmarrjeve dhe kompanive në vend në një tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ku ai vlerësoi hapat e ndërmarrë në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë që vazhdon që nga 24 shkurti.

Duke thënë se ushtria ukrainase ka goditur tanket dhe helikopterët e rusëve dhe e ka “shkatërruar” ushtrinë (ruse), Biden shtoi:

“Nëse e keni vënë re, Rusia përdori raketa hipersonike në Ukrainë. Kjo ishte gjithçka që mund të bënte. Kjo është një armë indirekte. I vetmi ndryshim është se është pothuajse e pamundur ta ndalosh atë. Ushtria ruse kishte një arsye për ta përdorur atë. Tani ata janë vënë me shpatulla pas murit. Putini nuk mund ta kishte parashikuar një fuqi dhe unitet të tillë kundër tij.”

Presidenti Biden paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të nisë një sulm kibernetik ndaj infrastrukturës kritike të ShBA-së si raprezalje ndaj sanksioneve ekonomike me të cilat përballet.

“Administrata ime do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të zmbrapsur, parandaluar dhe, nëse do të jetë e nevojshme, për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike”,- siguroi ai.

Presidenti amerikan më pas e diskutoi situatën e fundit në Ukrainë me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë.

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka realizuar biseda telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Duke shprehur shqetësimin për “taktikat brutale” dhe sulmet e Rusisë kundër civilëve në Ukrainë, udhëheqësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të ndihmave për Ukrainën në fushën e sigurisë dhe ndihmave humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit