13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Putin u dha urdhër: mercenarët famëkeq rusë, në Ukrainë me një qëllim

Më të lexuarat

Veç Zelensky-it, kush janë dy shënjestrat e tjera

Mercenarët famëkeq rusë nga grupi Wagner kanë hyrë në Ukrainë me urdhër për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe rrethin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve, pretendon inteligjenca ukrainase.

Sipas Daily Telegraph, Ukraina ka marrë informacione se urdhri i vrasjes është lëshuar nga presidenti rus Vladimir Putin. Anëtarët e njësisë famëkeqe kanë tentuar të vrasin Zelensky-n më parë, por deri më tani janë eliminuar përpara se t’i afrohen qeverisë së lartë ukrainase. Tani, sipas burimeve të inteligjencës, objektivat kryesore së bashku me Zelensky-n janë zëvendësi i tij Denis Šmihal, si dhe shefi i zyrës së presidentit Andrij Jermak.

Gazeta kujton se në pak më shumë se shtatë ditë nga fillimi i pushtimit, presidenti ukrainas i mbijetoi tre tentativave për vrasje, dy prej të cilave u lidhën me këtë grup mercenar privat të kontrolluar nga Kremlini. Me rreth gjashtë mijë anëtarë, kjo organizatë është e specializuar për infiltrimin e zonave të luftës, por për të mos rrezikuar reputacionin e Rusisë. Me fjalë të tjera, Rusia nuk pranon asnjë përgjegjësi për aktivitetet e tyre apo për ndonjë krim të kryer nga anëtarët e këtij grupi.

Ata nuk kanë një hierarki standarde, por punojnë në grupe dhe themeluesi besohet të jetë Yevgeny Prigogine, një njeri jashtëzakonisht i afërt me Putinin. Por ai e mohon atë, ashtu si Kremlini mohon të gjitha lidhjet me Wagnerin.

Edhe zyrtarët amerikanë thonë se kanë prova që një grup mercenar është përfshirë tashmë në luftë dhe se më shumë se 400 trupa të tyre kanë mbërritur në Kiev për të eliminuar Zelensky-n. Është përmendur gjithashtu prej vitesh se ata ishin përfshirë në luftën për pavarësi të republikave të vetëshpallura separatiste pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore.

Telegrafi shkruan se ata tashmë janë akuzuar për krime lufte në shumë vende ku janë dërguar. Bashkimi Evropian ka sanksionuar të paktën tre anëtarë për shkelje të të drejtave të njeriut në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Grupi Wagner ka rekrutuar, trajnuar dhe angazhuar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të përshkallëzuar dhunën, për të mbjellë frikë në mesin e popullatës lokale, për të vjedhur burimet dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, tha në atë kohë Brukseli.

Duke cituar Sky News, gazeta shkruan se një grup anëtarësh të grupit kriminal, duke përfshirë një rus, mbërritën njëherë në Siri me avionë ushtarakë për të ndihmuar regjimin e Bashar al-Assad në atë vend. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit